Victoria Beckham: Nuk mund të pushoj së qari

Stilistja e njohur, Victoria Beckham ka zbuluar se po kalon një periudhë mjaft të vështirë të jetës, ndërkohë që fëmijët rriten çdo ditë e më shumë. Në një intervistë për Pixiwoo, ajo rrëfeu se nuk mund të ndalë lotët që kur djali i saj, Brooklyn u zhvendos në një vend tjetër për të vazhduar studimet. “Vazhdoj të qaj, Brooklyn u shpërngul në New York, është 18 vjeç dhe unë uk mund të pushoj së qari. Më mungon shumë”. Ndërkohë, pjesën tjetër të kohës po ia kushton botës së modës dhe stilimeve të ndryshme. Pas punës, e gjithë dita e saj i dedikohet fëmijëve dhe bashkëshortit David, të cilët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe i përjetojnë shumë ndarjet e tilla.

SHKARKO APP