Victoria dhe David Beckham shijojnë pushimet luksoze në jahtin e tyre pranë Caprit
Victoria dhe David Beckham po shijojnë një tjetër moment relaksi gjatë pushimeve të tyre verore në Itali, këtë herë në jahtin luksoz të familjes pranë Caprit.
Victoria Beckham, 52 vjeçe, u fotografua me bikini të zeza, të cilat i kombinoi me një sarong në të njëjtën ngjyrë.
Ajo kompletoi pamjen me një kapele të madhe, ndërsa qëndronte në pjesën e jashtme të jahtit dhe shijonte diellin mesdhetar, shkruan DailyMail.
Në krah të saj, David Beckham u shfaq pa bluzë, me pantallona të shkurtra noti në ngjyrë të verdhë të zbehtë, duke u relaksuar në bordin e jahtit të tij.
Çifti u fotografua duke biseduar dhe duke shijuar kohën së bashku gjatë pushimeve të tyre luksoze.
Udhëtimi vjen në një periudhë kur familja Beckham ka kaluar pjesën më të madhe të verës duke udhëtuar në destinacione të ndryshme evropiane.
Ndërkohë, fëmijët e tyre, Cruz, 21 vjeç, dhe Romeo, 23 vjeç, janë rikthyer me avion në Mbretërinë e Bashkuar për angazhime të ndryshme.
Djali i madh i familjes, Brooklyn Beckham, vazhdon të mungojë në këtë udhëtim familjar.
Në të njëjtën ditë, Cruz publikoi edhe EP-në e tij të parë me grupin The Breakers.
Projekti përmban disa referenca për familjen dhe, në një prej këngëve, ai duket se aludon për konfliktin me vëllain e tij më të madh, Brooklyn. /Telegrafi/
KOHA JONË SONDAZH

