”Victoria’s Secret”, Adriana lamtumirë mes lotëve

Pas 19 vitesh pjesë e saj, modelja Adriana Lima u përlot mbrëmjen e kaluar në sfilatën e Victoria’s Secret. Supermodelja sfidoi për herë të fundit për markën që i dha emër mbarë botën.

Në sfilatën e lamtumirës, organizatorët kishin rezervuar një surprizë me një video të momenteve të saj të përvitshme në këtë fashion-show. Më pas skena u errësua dhe 37 vjeçarja u shfaq në skenë ku mes lotësh shprehu mirënjohje dhe të ftuarit u ngritën në këmbë në shenjë respekti.

“E dashur Victoria, Faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet, dhe më e rëndësishmja jo vetëm duke më dhënë krahë por duke më mësuar të fluturoj”, shkruan Lima në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/Bp73DwRhTtU/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?