VIDEO/ 10 mijë euro, Xheneta shpërthen në lot: Dua të rikthehet Gjesti

Largimi i Gjestit ka prekur veçanërisht Xhenetën. Banorja ka shpërthyer sërish në lot, duke shprehur mallin dhe dhimbjen për mungesën e tij.

Gjatë një bisede me Gresën, Xheneta tregoi hapur sesa e vështirë është për të të pranojë faktin që Gjestin nuk e ka më pranë. Në një moment emocional, ajo madje propozoi diçka të papritur: “Do t’i jepja 10 mijë euro, veç ta ktheja brenda”, shprehu ajo mes lotëve.

Diskutimi mes Xhenetës dhe Gresës u fokusua edhe te raporti i saj me Gjestin, i cili duket se ka pasur një ndikim të thellë te ajo. Lidhja e tyre, ndonëse brenda një kohe të shkurtër, ka krijuar një ndjenjë të fortë dhe të sinqertë, që është reflektuar qartë në reagimet emocionale të Xhenetës pas largimit të tij.

Këto momente të prekshme vazhdojnë të dëshmojnë për intensitetin e përvojës brenda shtëpisë së Big Brother, ku çdo lidhje dhe emocion duket se amplifikohet. Publiku tashmë po ndjek me kureshtje se si Xheneta do të përballojë këtë situatë dhe se si loja do të zhvillohet në mungesë të Gjestit.

Xheneta nuk i ndal lotët: I kisha jap 10.000 euro me kthy Gjestin

SHKARKO APP