VIDEO/ Alba i bëri sehir? Befason Labi, pastrohet me ujë të ”bekuar” dhe përmend Zotin
Një skenë nga shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 4” ka ngjallur reagime të shumta për shkak të përmbajtjes së saj, e cila është cilësuar nga shumëkush si njëkohësisht qesharake dhe e turpshme.
Në pamje shihet larja e këngëtarit Labinot Rexha me ujë të përzier me kripë dhe uthull nga Hygerta dhe Klodi, në emër të një rituali të improvizuar për të ashtuquajturin “shpëlarje të sehrin e Albit”. Labi i pavetëdijshëm për qëllimin e veprimit, shndërrohet në objekt talljeje, ndërsa veprimi maskohet si një pastrim shpirtëror. Kjo ka ngritur shqetësime të forta, veçanërisht për shkak të përfshirjes së elementëve fetarë në një kontekst humoristik dhe denigrues.
Përdorimi i emrit të Allahut në këtë situatë është konsideruar nga kritikët jo si humor, por si deformim i besimit fetar. Feja nuk mund të përdoret si justifikim për tallje kolektive dhe skena të tilla dërgojnë një mesazh të gabuar dhe të rrezikshëm tek publiku.
KOHA JONË SONDAZH

