VIDEO/ Arbana Osmani rikthehet në ekran: Këtë herë në një shtëpi më të madhe

Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit lajmin për programin ”Mirëmbrëma Yje”, ku sezoni i dytë po vjen shumë më shpejt nga sa pritej dhe këtë herë me një shtëpi të re. Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja e dashur ka zbuluar se ky sezon do të jetë edhe më i pasur në përmbajtje dhe surpriza. Të ftuarit do të jenë më të shumtë, temat më të larmishme dhe momentet më të papritura, duke e kthyer çdo episod në një përvojë të veçantë për publikun. Arbana ka premtuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, ku bisedat do të shkojnë përtej ekranit, duke prekur zemrat e shikuesve. Deri më tani është zbuluar që Arbana ka zhvilluar episode me reperin Fero dhe artisten Era Istrefi.

 

View this post on Instagram

 

Swiss Digital Desktop Reklama

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?