VIDEO/ Arbana tregon përse e ”blindoi” dasmën
Showbiz E Hënë, 26 Qershor 2023 16:13
Intervistat e Arbana Osmanit numërohen me gishtat e njërës dorë, edhe pse është me vit në skenë dhe një nga moderatoret më të dashura nga publiku. Moderatorja është mjaft e rezervuar edhe për jetën private dhe njësoj edhe për dasmën e saj që u mbaj pak ditë më parë. Arbana dhe Eduarti “blinduan” dasmën dhe për këtë është pyetur vetëm së fundmi në Suharekë. Por edhe këtë herë, tepër e rezervuar Arbana ka refuzuar të ndajë detaje nga dasma.