VIDEO/ Ata kanë 20 vjet martesë, por aktorja e famshme pranon se nuk donte të martohej me Will Smith
Jada Pinkett Smith dhe Will Smith kanë zbuluar shumëçka për lidhjen e tyre.
Ata kanë lidhjen më të veçantë në Hollywood dhe kanë arritur të mbajnë martesën e tyre me sukses për gati 21 vite.
Por, edhe Jada dhe Will Smith pranojnë se nuk e kanë pasur aspak të lehtë dhe kanë kaluar nëpër shumë gjëra për të ardhur deri këtu ku janë.
Në programin tashmë të njohur të aktores, “Red Table Talk” i ftuar ka qenë pikërisht Will Smith, i cili ka folur gjithçka për lidhjen e tij me Jada, në prani të vjehrrës dhe vajzës së tij, Willow.
Ndër të tjera, Jada ka pranuar se ajo nuk e ka menduar asnjëherë të martohet, madje as me Will, por është ndier e detyruar të martohet nga nëna e saj, pasi kishe mbetur shtatzënë.
Ishte një moment vërtetë i sikletshëm në tavolinë, por ata më pas qartësuar gjërat.
Pjesa e parë e bisedës është publikuar në Facebook dhe ka mbarur në një moment shumë emocionues, ku ata pranojnë madje se janë ndarë.
Javën e ardhshme publikohet pjesa e dytë.
©
KOHA JONË SONDAZH

