VIDEO/ ”BBVA3”, Roza Lati nuk përmbahet gjatë debatit, shan dhe përdor fjalë banale
”Big Brother Albania Vip 3”, ka nisur me debate, skena dhe shumë zhurmë. Prezantuesja Roza Lati ka shkaktuar polemika, për shkak të përdorimit të fjalorit denigrues brenda shtëpisë më të vëzhguar në vend.
Një video që ka bërë xhiron në TikTok ka treguar dy anë të ndryshme të saj. Roza që mburret me edukatën e marrë nga familja dhe vetëm pak momente më pas ajo që përdor sharje të rënda.
Fjalët e përdorura nga Roza, si “O të q**sha motrën” dhe “Unë ta bëj burrin me b*le katrore”, janë të papranueshme dhe kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe kritikëve të programit.
Edicioni i ri i “Big Brother VIP Albania” ka nisur me të shtunën dhe tashmë banorët po shfaqen si figurat kryesore të debatit dhe diskutimeve në media dhe rrjetet sociale.