VIDEO/ Bebe Rexha befasohet nga t-shirt ”The Cute Club”, krijuar nga Lumi dhe Drini Salihu

Bebe Rexha mbrëmjen e së enjtes, performoi për herë të parë në Prishtinë, në festivalin ”Sunny Hill”. Gjatë perfomancës së saj, dikush nga publiku i hodhi një t-shirt, dhe fjala është për koleksionin e ri që fituesi i ”Big Brother Kosova Vip 2”, Lumbardh Salihu dhe vëllai i tij, Drini kanë nxjerrë në treg.

Të emërtuara ”theCuteClub”, koleksioni pati edhe lançimin në treg pikërisht ditën e djeshme gjatë festivalit, sepse vëllezërit Salihu bashkëpunuan me ”Sunny Hill” duke marrë edhe logon e tyre.

Artisja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e mori bluzën në dorë që shkruan ”J’adore Prishtine” dhe bëri një pozë para publikut, duke e kthyer në një moment argëtues dhe të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit, por edhe duke treguar që e pëlqeu t-shirtin nga koleksioni ”theCuteClub”. Ky gjest i saj u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga publiku, duke treguar lidhjen e veçantë që ajo ka me fansat e saj.

Bluzet që kanë në thelb që të promovojnë Prishtinën e rinisë së sotme, koleksioni ”theCuteClub” është thjesht Cute dhe i bashkon të gjithë në club për të qenë sa më cute.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

 

”The Cute Club”, çfarë po kurdis Lumi dhe Drin Salihu? Zbulohen projekti i parë nga vëllezërit

SHKARKO APP