VIDEO/ Bebe Rexha takon Sylvester Stallonen, rrëfen se si e shpëtoi nga depresioni aktori i njohur
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ajo vazhdon të jetë e suksesshme në koncertet dhe këngë e reja, që sjell për adhuruesit e saj. Por krahas angazhimeve artistike, bukuroshja shqiptare shkon edhe në palestër për të mbajtur linjat seksi trupore.
Në njërën prej seancave të stërvitjes, 28-vjeçarja e ka takuar sërish aktorin hollivudian, Sylvester Stallonen. Natyrisht, Bebe Rexha e ka shfrytëzuar këtë rast dhe ka realizuar edhe video ‘selfie’ me aktorin 71-vjeçar. Po ashtu e ka falënderuar Stallonen për inkurajimin që e ka marrë prej tij në kohën, që ajo ishte në depresion të thellë dhe mendonte të largohej prej botës së muzikës.
“Rreth një muaj më parë, unë shkova në palestër dhe sinqerisht mendoja të largohem nga bota e biznesit të muzikës, sepse ndjeva sikur po ndiqja lartësitë boshe dhe isha në depresion të thellë. Ky njeri ishte aty atë ditë dhe më dha inkurajimin më të mirë ndonjëherë, dhe sot ai ishte këtu përsëri për të më kujtuar se nuk është vetëm një vrapim, por kjo është një maratonë. Gjërat mund të ndryshojnë shpejt”, ka shkruar Bebe në Instagram.
Ditë më parë këngëtarja ka publikuar këngën më të re të titulluar “Menat To Be”, e cili deri më tani është shikuar mbi 5.7 milionë herë në YouTube.
Bebe ka treguar se kënga e fundit renditet në pozitën e dhjetë të klasifikimit të iTunes, gjë që e ka bërë të lumtur këngëtaren me origjinë shqiptare nga Dibra e Madhe.