VIDEO/ Dafina një nuse vezëlluese nga ”Walone”, fustani një krijim modern si vepër arti

Një nuse vezëlluese. Kështu është sonte Dafina Zeqiri, e cila është duke festuar martesën me Kreshnik Gjergjin, dhe fustani i nusërisë ka pushtuar rrjetet sociale. Dafina një princeshë e kuruar nga brendi ”Walone”, që e kanë kthyer fustanin kryesor të nuserisë, në një pikturë në trupin e Dafinës. Ekipi i ”Walone” e ka shndërruar fustanin e nusërisë të Dafinës, në një vepër arti me detaje unike, me një kurriz të hapur dhe që e tregon Dafinën si një sirenë, por dhe një princeshë moderne. Një nuse si Dafina, padyshim që është unike dhe e kuruar në detaje nga grupi ”Walone”. Të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë ishin miq, familjarë dhe kolegë të artistëve, të cilët e kanë mbështetur çiftin në këtë hap të rëndësishëm. /Redjon Shtylla/

SHKARKO APP