VIDEO/ E kupton sa t*ap po del me Sarën? Bardhi: Ofendim personal, dua ta di kush e ka bërë

Një nga pyetjet anonime të shkruara nga banorët, ishte edhe për Bardhin. ”A e kupton sa t*ap po del me Sarën dhe kur do flasësh?”, është pyetja që një nga banorët e ”Big Brother Albania Vip 3” ka bërë.

Këngëtari u përgjigj duke thënë se kjo pyetje përmban ofendim personal dhe dëshiron ta dije se kush e ka bërë, ndërsa dhe dhe arsyetimin e tij pse nuk është përfshirë në debatet e Sarës me banorët e tjerë. Nga ana tjetër, banorët janë shprehur se Bardhi është djalë flori dhe se nuk i duhej thënë një gjë e tillë.

Bardhi: Po flas në çdo stad që më ka takuar, në disa që s’më ka takuar dhe i ka cekur, edhe në prime dhe gjatë ditëve tjera.

Sara: Po del si t*ap që s’përfshihesh zemër.

Bardhi: Është e vetmja pyetje që përmbajti ofendim personal, edhe më vjen mirë me dit kush e ka bërë, por nuk ka rëndësi për momentin. Jam përfshirë në shumë situate, përveç asaj me Meritonin se e kam mik dhe Sarën të dashur, nuk e pashë të arsyeshme të përfshihesha. Nëse ka nevojë për të reaguar në një situatë me Sarën reagoj njëjtë, nuk ka nevojë me pas atë shprehjen t*ap.

Fationi: Vetëm t*ap nuk je ti o vëlla.

Meritoni: Ti je djalë king, o djali jem.

SHKARKO APP