VIDEO/ ‘E preka më shumë se duhet, por ajo nuk reagoi’, këngëtari shqiptar zbulon prapaskenat e klipit
“Chaparrita”, kënga e re me ritme latine e Dilanit, ish-konkurrentit të X Factor, u pëlqye menjëherë nga dashamirësit e muzikës së tij. Shumë klikime, shumë komente dhe përgëzime në rrjetet sociale kanë shkuar në adresë të Dilanit dhe grupit me të cilin ai ka bashkëpunuar për projektin e tij të fundit.
I ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të promovuar klipin e ri, Dilan zbuloi edhe disa sekrete të prapaskenave të klipit.
Është e natyrshme të mendosh se një videoklip me ritme latine, të ketë të përfshirë kërcime të nxehta dhe provokuese. Këtë herë, përveç se këngëtar, Dilanit i është dashur të bëjë edhe aktorin, edhe balerinin. Por e paska shkelur pak… me balerinën.
Siç rrëfeu ai, gjatë xhirimeve të klipit, modelja e zgjedhur ishte shumë e bukur dhe për këtë arsye, ai (me dashje?) e ka tepruar pak me prekjet që duhet të improvizonte: “Kur po xhironim në fillim, që nuk ishin xhirimet përfundimtare, ngaqë goca ishte shumë e bukur, ishin disa prekje që nuk ishin shumë të lejueshme dhe Bledi (producenti) më tha “Dilan, pak më flirt, pak më butë, më i përmbajtur”, – tregon Dilan si i zënë në faj. Ndërhyrjes së Rudinës, nëse vajza nuk ia ktheu me ndonjë shuplakë kur ai e kishte tejkaluar me prekje, ai iu përgjigj: “Jooo”
Por kaq ishte. Flirt i nisur aty dhe i mbetur aty, shtoi Dilan më tej: “Nuk tha gjë…”
Për momentin nuk ka asgjë të re për të thënë për jetën private: “Jam i dashuruar…. me muzikën.”/class