VIDEO/ E rëndë, një person sulmon fizikisht Alaudin Hamitin në mes të rrugës
Moderatori i Big Brother Kosova Vip 4, Aluadin Hamiti është përfshirë së fundmi në një incident fizik në Prishtinë. Sipas materialeve të publikuara nga Indeksonline, Hamiti është sulmuar nga një person ende i paidentifikuar. Në një video të shpërndarë online, moderatori dëgjohet duke pyetur: “A je ti normal, hej?”, teksa përpiqet të menaxhojë situatën. Shkaqet e sulmit nuk janë bërë ende të qarta, por nga pamjet duket se Hamiti u largua shpejt nga personi në fjalë dhe më pas tentoi të xhironte situatën me telefon.
KOHA JONË SONDAZH

