VIDEO/ Egla Ceno flet pas provokimeve: Kam një dashuri përjashta, e kam një burrë dhe jam shumë e dashuruar

Aktorja Egla Ceno, e cila shihet si pretedente për fitoren në ”Big Brother Albania Vip 3”, ka ndarë sot me banorët një detaj të padëgjuar për sa i përket jetës së saj private. Derisa po debatonte me banorët brenda shtëpisë së BBVA-s, ajo bëri të ditur se ka “një dashuri të madhe përjashta”.

“Do t’ju jap një ekskluziv në shtëpinë e Big Brother. Unë kam një dashuri shumë të madhe përjashta. Fakti që unë nuk jam e kam treguar nën jorgan, nuk do të thotë që unë nuk e kam, jam shumë e dashuruar”, ka thënë Egla derisa debatonte me banorët aty brenda.

Ishte Liami i cili e provokonte aktoren duke i thënë se Egla po kërkonte një burrë. Reagimi ishte i shpejtë i Eglës i cili iu kundërpërgjigj shpejt kësaj deklarate. “Unë e kam një burrë, jo çdo gjë mund ta dini”, ishte përgjigjja e saj.

SHKARKO APP