VIDEO/ Egla komenton tra**edinë në Shkodër? Nxjerr zbuluar produksionin, del që informohen për ngjarjet
Aktorja Egla Ceno e cila është një fenomen në këtë ”Big Brother Albania Vip 3” sipas komentete në rrjete sociale, ka nxjerrë zbuluar produksionin me një deklaratë të bërë së fundmi në shtëpi.
Ajo në një bisedë me Julian Dedën ka komentuar ngjarjen e fundit të ndodhur në Shkodër, ku një grua u hodh në lumin e Bunës bashkë me tre fëmijët e saj. Edhe pse në rregullore asnjë informacion nga jashtë nuk mund të bëhet me dije për banorët brenda, videoja më poshtë e Eglës tregon të kundërtën.
Ajo me këtë rast ka vënë totalisht në dyshim transparencën e produksionit. Kjo lë të kuptohet se banorët janë informuar në lidhje me ngjarjen tronditëse, ose Egla ka folur për një ngjarja që është e njëjta me këtë të Shkodrës. E vërteta nuk dihet ende, sepse produksioni nuk ka reaguar.