VIDEO/ Egla përballje plot ironi me Françeskën: Po të ishe fëmija im, unë do të çoja tek murgeshat

Orët e qetësisë janë të pakta në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Egla e cila u rikthye nga ”Dhoma e Bardhë”, nuk është tërhequr. Ajo dhe Françeska patën një përballje që shpejt u transformua në një duel plot ironi, i cili thuajse kaloi në ofendime. Egla e ka dëshmuar aftësinë e saj për të bërë lojë të fortë dhe për t’ia dalë gjithmonë në debate. Françeska, e cila ka qenë miss në të kaluarën, nuk heziton ta përmend këtë detaj gjatë lojës.

Françeska: Jam ulur kështu që të vij në nivelin tënd, se po të rrija në këmbë, jam shumë lart dhe nuk të shoh.

Egla: Po të ishe fëmija im, do të të çoja te murgeshat, të merrje pak edukatë.

Françeska: A je rob ti që i thua këto fjalë, ti je “loser” (dështak). E gjithë jeta jote është Big Brother.

Egla: Ti je embrion, ti s’je formuar akoma. Po të isha nëna jote do të të kisha çuar pikërisht atje që të merrje pak edukatë. Dhe nuk është një mallkim, shfleto libra, mëso më mirë.

SHKARKO APP