VIDEO/ Egli zbulon pak nga kënga e re, një baladë ku thotë: Nuk ta fal
Egli Tako, finalistja e ”Big Brother Albania Vip 4”, ka shuar kuriozitetin e madh, duke treguar pak nga kënga e re. ”Jetë”, është titulli i baladës që do të publikohet më datë 26 Maj. Në fragmentin e publikuar, dëgjohet Egli duke thënë ”Nuk ta fal”. Kureshtja është e madhe për të ditur më shumë për raportin e saj me Gjestin, ndaj edhe kjo këngë ka marrë një vëmendje të madhe. Egli shihet e veshur me të zeza, dhe me sytë mbushur me lot. Një baladë për Gjestin? Pritet të shihet me datë 26, kohë kur kënga do të publikohet në Youtube.
KOHA JONË SONDAZH

