VIDEO/ Enisa, këngëtarja shqiptare që po ngjitet fuqishëm shkallëve të tregut muzikor amerikan

‘Burn the Bridge’ dhe ‘Freedom’ ishin dy këngët në gjuhën angleze, me të cilat Enisa nisi karrierën muzikore.

Është vetëm 20-vjeçare dhe përpara vetes ka ende ‘sfida’ për të kaluar, mirëpo ajo tashmë ka nisur të ngjisë shkallët e suksesit në Nju Jork.

Enisa spikat për zërin e saj të mahnitshëm, prandaj sukseset sigurisht se nuk do të mungojnë. Ajo për lajmi.net ka treguar, se është duke punuar shumë dhe se projektet e reja nga ajo do t’i shohim shumë shpejt.

Image

Karriera e saj muzikore po vazhdon si mos më mirë. Ylli i ri shqiptar po synon ta pushojë tregun amerikan të muzikës. Aktualisht është në bisedime me disa labele të njohura dhe gjërat duket se po i ecin mirë.

SHKARKO APP