VIDEO/ Fiori Dardha dhe Rozana Radi flasin për herë të parë për sherrin mes tyre

Fiori Dardha nuk e ftoi në dasmën e saj një vit më parë Rozana Radin, bashkëprezantuesen e saj në “Boom” dhe mikeshën prej 24 vitesh. Portalet shkruan shumë për mungesën e Rozanës në dasmë dhe nga kjo nisi dhe aludimi se ato nuk ishin më mikesha gjë që rezultoi e vërtetë. Të ftuar në emisionin “Thumb” dy moderatoret kanë zbuluar se në atë kohë nuk kanë folur me njëra-tjetrën.

Rozana: “Fiori nuk më ftoi në dasmë. Të them të vërtetën nëse Fiori do më sillte ftesë do shkoja por do rrija 5 minuta sa për t’ja plasur shpirtin dhe do ikja prapë. Kur e kam uruar kamqenë e sinqertë. Kam qenë aty në çdogjë në jetën e Fiorit.”

Fiori:” Është e vërtetë nuk e ftova në dasmë por nuk ftova as motrën time në dasmë, as familjarët e mi sepse njerëzit e afërm nuk kanë nevojë për ftesë. Gjëja që më ka acaruar më shumë është dedikimi që më bëri në Instagram. Motra ime u mallëngjye ndërsa unë u acarova sepse unë kam numërtelefoni, s’ka pse më uron në Instagram. Sot më vjen keq por vendosa që jo. Mu duk shumë e padrejtë mënyra si shoqëria jonë u shkëput dhe u kris. E gjithë ajo që ndodhi ishte diçka e importuar.

U pajtuam për emisionin. Kemi një kontratë të gjatë dhe do të ishte mëkat i madh nëse do i jepnim fund për një tekë tonën.”

SHKARKO APP