VIDEO-FOTO/ Roberta Carluccio, mbretëresha e re e fitnesit që bën tifo për Juventusin

Modelja italiane, Roberta Carluccio, është duke u vlerësuar shumë për format trupore dhe fizikun e saj mbresëlënës.

Fotografitë e saja në rrjetet sociale marrin dhjetëra mijëra pëlqime dhe në kohët e fundit ajo është shumë e ndjekur për këshillat, që jep për femrat të cilat duan të kenë një trup si të sajin.

Ndërkaq, ajo është edhe një tifoze e futbollit, klubi i preferuar i bukuroshes është Juventusi.

Roberta Carluccio ka lindur në Torino më 12 qershor 1997. Ajo filloi të merrej me modeling për fëmijë, që në moshën 7-vjeçare, duke u shfaqur në “Pitti Bimbo” për 14 edicione.

Më pas ka vazhduar angazhimin si modele nëpër spektakle të ndryshme dhe në katalogje për rroba.

Bukuroshja është instruktore e certifikuar e fitnesit dhe ‘bodybuildingut’. Sot, ajo është bërë shumë e famshme edhe falë rrjeteve sociale dhe video-kanaleve, ku tregon për ushtrimet dhe ushqyerjen për të qëndruar në formë, ndërsa vë në pah figurën e saj mbresëlënëse.

Roberta ka puanur për brende të famshme, si Dolce & Gabbana, Giorgio Armani, Roberto Cavalli, Phard, Guess, Adidas, Gaudi, Lonslade, Gas Junior, Benetton, Barbie Ibiza, Pirelli Pzero, Dance Size, Simonetta Jeans, Guru, Sweet Years, Annarita N, Coconudina, Gardens, Deha, Replay, Liu Jo, Golden Lady Beach, Mc Gregor (SHBA) Datch, Cloe, Miss Grant, Monnalisa, Blauer, Hetregno, Fiat dhe shumë të tjera.

Ajo i ka zbukuruar kopertinat e revistave, si Fashion Magazine, Modabimbi, Vogue, Modern Woman, Diva, Joy, Focus Junior, Christian Family, Dreamvixens (SHBA), The Windsor Star (Kanada), Diva e Donna dhe ForMen.

Është shfaqur në shumë reklama televizive në Itali, si edhe në seriale televizive.

SHKARKO APP