VIDEO/ Grimieri i motrave Kardashian flet shqip: Shumë shpejt do vij në Tiranë, ja arsyeja

Një nga grimierët më të famshëm në Amerikë,  Ariel Tejada, i cili njihet edhe si grimier i motrave Kardashian / Jenner, do të jetë në Shqipëri shumë shpejt.

Ariel Tejada përmes një postimi në profilin e tij në Instagram tregon se do te vijë ne tetor në Tiranë për te mbajtur masterclassin e parë te këtij lloji në Shqipëri dhe Rajon.

Kujtojmë që një nga mikeshat më të ngushta të grimierit të famshëm, është edhe vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonjaj, Anxhelina; këtë e treguan vetë ata pak kohë më parë, kur u shfaqen në një festë ditëlindjeje në Tiranë së bashku me disa miq të tjerë./Syri.net

 

 

SHKARKO APP