Video-ja nudo e djalit të Presidentit me një prostitutë, Hunter Biden: Lojë e rusëve

Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka tronditur rrjetin pasi i janë publikuar foto nudo dhe video gjatë marrëdhënies seksuale me një prostitutë. Ai pretendon se rusët i kanë vjedhur një nga laptopët për ta shantazhuar. Të gjitha sipas tij kanë ndodhur pas një momenti intim që ai ka pasur me një prostitutë në Las Vegas dhe ishte shumë pranë overdozës.

Djali i Presidentit amerikan ka humbur 3 kompjutera në total. Të parin e harroi në një qendër kompjuterësh, i dyti u sekuestrua nga agjentët federalë me pretendimin se mbajnë informacione të ndjeshme mbi Presidentin Biden dhe foto, video apo komunikime të turpshme të akteve seksuale të djalit të tij.

Laptopi i tretë nuk është zbuluar ende dhe mendohet se janë marrë nga disa shpërndarës droge rusë, pas një feste që Hunter ka pasur në Las Vegas. Pretendimet e Hunter shtojnë mundësinë që ai të ketë qenë shënjestër e ndonjë operacioni inteligjent të huaj. Hunter pretendon se laptopi i është vjedhur në vitin 2018.

SHKARKO APP