VIDEO/ Janë ndarë? Getoari tregon si qëndron e vërteta mes tij dhe Marinës
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë në qendër të lajmeve rozë për një ndarje të mundshme. Shkak për këto dyshime u bë një postim i reperit në rrjete sociale të cilën ai e hodhi dhe më pas e fshiu. Mirëpo ditën e sotme reperi ka vendosur t’i japi fund këtyre aludimeve. Përmes një video të publikuar në Insta Story, ai shihet i lumtur pranë Marinës, dhe vajzës Marget. “Video nga Marget”, shkruan Getoari teksa buzëqesh kur filmon vogëlushja. Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 7 vite më parë, dhe pas 4 vitesh sollën në jetë vajzën, Marget.