VIDEO/ Jozi këndon për Tom Doshin në dasëm, djemtë e tij e mbulojnë me para

Jozefin Marku ose i njohur si Jozi është kthyer në këtë sezon veror ndër këngëtarët me të rezervuar për dasma e gëzime familjare, në Shqipërinë e mesme dhe në zonën e veriut. Në një dasëm të fundit, kanë qenë të pranishëm edhe djemtë e Tom Doshit.

Pamjet janë publikuar nga të pranishmit dhe tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, pasi dy djemtë e politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi e kanë mbuluar me para këngëtarin.

“Sa i bien dielli Taraboshit, aq jetoftë emri i Tom Doshit”, dëgjohet të këndojë Jozefin Marku, ndërsa djemtë e rinj i mbushin xhepat e duart me para, derisa në fund të këngës hedhin në ajër tufën me lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?