VIDEO/ Julio Imeri, shqiptari që befasoi jurinë në ”The Voice of Greece”: Më këndoi shpirti
Një tjetër shqiptar tregon vlerat në “The Voice of Greece”. Julio Imeri mori vëmendjen e jurisë me këngën “Stay with me”, ku mori katër butona jeshil, dhe në fund vendosi që të jetë në skuadrën e këngëtares greke, Helena Paparizou. Julio ka performuar në Greqi si artist rruge bashkë me të dashurën e tij Dhimitrën, dhe kryesisht këndon dhe flet në anglisht, si dhe pak në gjuhën greke.
“Ishte ditë e gjatë shumë. Emocione të forta. Mendime shumë. A do ja dal? A jam mjaftueshëm i mirë? Para se të shkoja në atë skenë, kisha ankth, isha nervoz, i gëzuar dhe në të njëjtën kohë i frikësuar. Një skenë e madhe, audiencë me shumë njerëz para meje dhe katër njerëz me karrige të kthyera kundrejt meje. Artistë që kanë bërë histori.
Dhe ashtu siç isha në këto mendime, pasi ngjita shkallët për të shkuar në atë skenë, i thashë vetes sime, që do bëj atë që di të bëj më mirë; të këndoj para njerëzve, të jap shpirtin, të bëj njerëzit të ndiejne diçka.
Ata janë aty për mua, dhe juristët gjithashtu. Të më dëgjojnë mua, duhet t’i bëj të ndiejnë diçka. Dhe atë bëra! Edhe pse jo perfekte, këndoi zemra dhe shpirti!”, shkruan ndër të tjera muzikanti.