VIDEO/ JustinTrudeau nuk përmban dot lotët për vdekjen e Gord Downie
Vdekja e yllit të muzikës Gord Downie të martën e kësaj javë ka prekur edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau.
Gjatë fjalimit të tij për Downie i cili u shua në moshën 53 vjeçare pas një lufte me kancerin, Trudeau nuk arriti të përmbante lotët.
‘Gord ishte miku im. Gord ishte miu i të gjithëve, është ajo ç’ka ne ishim,” u shpreh Trudeau. “Miku ynë Gord, që e donte këtë vend me gjithçka ka. Dhe nuk e donte qorrazi ‘oh unë e dua Kanadanë’. Ai donte çdo cep të saj, çdo histori, çdo aspekt të këtij vendi që iu dedikua gjithë jetën e tij.
.” Në mes të fjalimit Trudeau u prek aq shumë sa iu desh të ndalonte. “Mendova se do t’ja dilja, por jo .Dhemb”
©