VIDEO/ Kënga për vajzën dhe emri i saj, Bardhi i zbulon sot që dyja. Sara: Gabimi yt më i bukur

Reperi Bardhi ka njoftuar ndjekësit për projektin e tij më të ri muzikor, i cili do të publikohet sot në orën 19:00. Kënga që pritet të jetë një dedikim i veçantë për vajzën që ai dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni, presin të vijë në jetë së shpejti, ka ngjallur mjaft kuriozitet te komentuesit.

Sara e emocionuar ka publikuar në profilin e saj një fragment të shkurtër të këngës, duke shoqëruar videon me disa fjalë të ëmbla për Bardhin. Mirëpo një detaj i veçantë u zbulua në komentet e këtij postimi. Bardhi la të kuptohet se emri i vajzës së tyre është përmendur në tekstin e këngës.

Sara gjithashtu shkroi: “Gabimi yt më i bukur”, duke ngjallur edhe më shumë interes te ndjekësit për emrin e bebushes. Tani na ndajnë vetëm pak orë nga publikimi i këngës që do të zbulojë emrin e vogëlushes së çiftit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhi)

SHKARKO APP