VIDEO/ Këngëtari grek Kostandinos Argjiros në Gjirokastër: Çelësin e qytetit do ta mbaj në zemër

Gjirokastra ka mirëpritur një koncert madhështor të Kostandinos Argjiros një prej këngëtarëve më në zë në Greqi aktualisht. Koncerti që u ndoq nga disa mijëra vetë u mbajt në kalanë e qytetit. Eventi ishte njoftuar kohë më parë dhe solli në Gjirokastër përveç publikut lokal dhe turistëve qindra fansa të këngëtarit Argjiros.

Sot Kostandinos Argjiros ka marrë dhuratë nga bashkia e qytetit çelësin e Gjirokastrës një dhuratë dhe titull që ju është dhënë kryesisht personaliteteve të artit dhe kulturës. Vetë këngëtari ka falënderuar për mikpritjen dhe se qytetin dhe ngrohtësinë e këtij qyteti i ka tashmë në zemër.

“Nuk kisha interpretuar më parë në ndonjë mjedis kaq potent si kalaja e Gjirokastrës. Jam ndjerë veçanërisht i emocionuar me kumbimin e muzikës mbi kështjellë, ngrohtësinë e njerëzve, këtë nder që më bëhet duke më dorëzuar çelësin e qytetit dhe ju premtoj që do ta mbaj të gjithë këtë në zemër”,-tha Kostandinos Argjiros.

Ngjarja bëri që Gjirokastra të rezervohet 100% përgjatë fundjavës në pritje dhe përgjatë koncertit. Shumë vizitorë kërkuan zgjidhje për akomodimin në rrethina dhe qytetet fqinjë.

SHKARKO APP