VIDEO/ Këngëtari i njohur i propozon për martesë koleges së tij në mes të skenës. Ja përgjigjja e saj

Pas divorcit nga bashkëshortja e parë me të cilën ka dy vajza, këngëtari i njohur i skenës shqiptare Gena nuk ka nguruar të bëjë publike marrëdhënien me partneren e tij të re, Lorenën, e cila tani është bashkëshortja e tij.

Por ndonëse të gjithë e dinë këtë fakt, Gena i ka lënë të gjithë gojëhapur në një koncert në Gjakovë, ku performoi së bashku me kolegen e tij Genta Ismajlin. Në videon e siguruar nga “Xing.al”, këngëtari shihet teksa ulet në gjunjë në mes të skenës, duke i marrë dorën Gentës.

“Genta Ismajli sot po ta kërkoj dorën për martesë. A je dakrod?”- i ka thënë Gena këngëtares, e cila e vënë disi në siklet, iu përgjigj: “Po Gena”.

SHKARKO APP