VIDEO/ Këngëtari shqiptar zbulon të vërtetën: ‘Kam qenë obez’
Paçka se tashmë shumë personazhe të njohur kanë një fizik për t’u admiruar, në të shkuarën ka qënë tërësisht ndryshe.
Një rast i tillë është edhe ai i këngëtarit të njohur Alban Ramosaj, i cili për mikrofonin e Thumb ka treguar se dikur ka qenë i shëndoshë, madje obez.
I pyetur se cila ka qenë masa më drastike që Albani ka marrë përsipër për të pasur këtë pamje që ka sot, ai përgjigjet: “Ka qenë një periudhë që unë kam qenë shumë i shëndoshë, pothuajse obez…Kam fshirë çdo foto nga interneti mos u mundoni. Ajo ka qenë ajo periudha e tranzicionit që bëja palestër nga 4 orë në ditë dhe mbaja dietë. Ajo ka qenë gjëja më e rëndë që kam bërë.”, shkruan Blitz.
Epo jo, Albani ia doli dhe tashmë është një nga djemtë më seksi në Shqipëri!