VIDEO/ Ledjona feston datëlindjen në Big, merr dhurata të çuditshme nga banorët

Gazetarja Ledjona Xheladinaj feston 35-vjetorin e lindjes brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”. Ajo e ka pritur në orën 00:00 me banorët e tjerë, ku u suprizua pa masë kur qielli filloi të ndriçohej nga fishekzjarret. Ledjona shihej e emocionuar ku disa banorë e takuan dhe i uruan ditëlindjen.

Gjithashtu nuk munguan as dhuratat. Roza i dhuroi Ledjonës disa bizhu të sajat, ku kësaj të fundit iu bë qejfi pa masë dhe e falënderoi për këtë dhuratë të bukur.

Meritoni dhe Ilnisa kanë zgjedhur të bëjnë shaka me Ledjonën, duke i dhuruar një kupë kafeje bosh, ndërsa Juli për humor i dha një kruajtëse veshësh.

SHKARKO APP