VIDEO/ Lidhja me Jonida Maliqin të bëri të famshëm? Romeo: E kam dashur shumë, nuk e kam…

Në mënyrë anonime, banorët e ”Big Brother Albania vip 3” kanë bërë pyetje për njëri-tjetrin. Një nga pyetjet për Romeon ishte paksa intime dhe ndoshta më e drejtpërdrejtë nga sa aktori dhe moderatori do të kishte preferuar: “A e ke fituar famën që ke sepse ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?”

Romeo u shpreh se ndjenjat e tij për këngëtaren kanë qenë të sinqerta. “Nuk e besoj, nuk e kam parë ndonjëherë kështu. E kam dashur shumë Jonidën dhe nuk e kam vënë në këtë kandar”,-tha ai.

Romeo dhe Jonida kanë pasur lidhje disa vite më parë të cilën e kanë bërë vetë publike asokohe. Ndërkohë, për arsyet e ndarjes sakaq, kanë preferuar të mos flasin dhe ta shmangin atë temë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?