VIDEO/ Linda Rei nuk ndalet, ofendon rëndë Rudina Magjistarin
Intervista e zhvilluar në studio mes Linda Reit dhe Rudina Magjistarit, në emisionin e kësaj të fundit, rezultoi të merrte tone të ashpra.
Mjaftoi termi “transgjinore” me të cilin moderatorja e thërriste Lindën gjatë bisedës që ajo të fjalë të kthehej në një mollë sherri mes tyre, dhe jo vetëm. Edhe pas emisonit, Rudinës i është dashur të konfliktohet edhe me disa komentues të cilët e quan gabim termin që kishte përdorur. Megjithatë ajo vazhdonte t’i qëndronte besnike asaj që kishte thënë.
Ndërkohë Linda nuk e lë me kaq! Në fillim ajo reagoi në Insastorien e saj ku u shpreh e qetë se nuk mund t’iu pëlqenim të gjithëve pasi edhe asaj nuk i pëlqejnë të gjithë. Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes ajo ka postuar disa video, të shkëputura edhe nga emisoni me Rudinën, duke ironiuzuar këtë të fundit.
“Këto janë problemet në Shqipëri, që bëjnë gazetare apo moderatore disa njerëz që duhet të kthehen në shkollën 8 vjeçare”, shkruan ndër të tjera Linda./INTV