VIDEO/ Lumbardhi kryefjalë në nisjen e Bigut, mesazhet me vlerë që nga Kaderi tek veshja e veçantë
Mbrëmë nisi ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe përpos emrave të banorëve, kryefjalë mbetet fituesi Lumbardh Salihu, i cili edhe njëherë tjetër e vërtetoi që është fitues i merituar i ”Big Brother Kosova Vip 2”. Prezenca e tij në nisjen e edicionit të ri, tregon që Lumi është një person që di të ruajë raporte me formatin, aspak mendjemadh dhe të jetë i dashur nga publiku, që mbrëmë e priti dhe e përcolli përgjatë të gjithë qëndrimit të tij me duartrokitje të forta, si asnjë personazh aty.
Ish-futbollisti kësaj radhe foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Big-ut, duke këshilluar banorët që të përgatiten mirë dhe u dha mesazhe të bardha nga zemra. Ai ndër tjerash bëri të ditur se kjo ishte eksperienca më e mirë e tij, dhe që sigurisht e tregoi atë në 360 gradë sesi është. Që nga veshja deri tek sjellja me vlerë kur u ngacmua për Kaderin, me të cilën krijoi një lidhje në atë format, e tregojnë më së miri se Lumi mbetet një personazh që përcjell edukatë dhe kulturë, dhe përgjigjet me vlerë.
Derisa Lumbardhi u pyet për një banore e cila u fut në prime-in e mbrëmshëm, dikush në publik i reagoi duke i thënë se dukej “si Kaderi”. Sigurisht që reagimi i Lumit nuk mungoi dhe nuk qëndroi indiferent apo i rënduar kur i përmenden Kaderin, por me shumë finesë e respektoi atë, si asnjë personazh që ka pasur lidhje në formate të tilla. ”Kaderi është edhe më e bukur”, iu përgjigj Lumbardhi këtij komenti. Të gjithë paraqitjen e tij si kampion mbrëmë e plotësoi edhe veshja plot stil të kuruar nga brendi i vendit, ”BUKUR”, me forma dhe ngjyra shumë moderme. Ky është Lumi, një personazh plot diell, me edukatë dhe që rrezaton mirësi.