VIDEO/ ”Mama Gang”, reperi i ri LIKE e nis karrierën me një projekt unik: Askush nuk mund të të gjykojë, veç Zoti dhe mami

Ferrik Rexhepi është artisti rap më i ri në skenë dhe vjen me projektin e parë ”Mama Gang”. LIKE, siç e ka emrin artistik, ka sjellë një projekt të veçantë, me tekst të jetës reale të shkruar nga vetë ai, një tekst i rrugës dhe i probleme sociale të një të riu dhe kjo shoqëruar me një muzikë tepër unike dhe plot dinamike. ”Mami është dashuria e vetme në këtë botë. Askush nuk mund të të gjykojë, vetëm Zoti dhe mami”,-thotë reperi Like. Në një kohë të muzikës komerciale dhe ”Fast-Food”, të rinjtë si LIKE, kanë nevojë për mbështetje, sepse kanë talent dhe veç pak ndihmë, arrijnë që të krijojnë muzikë magjike.
LIKE - MaMa GanG

SHKARKO APP