VIDEO/ Mbreti Charles III thyen protokollin, puth stilisten e njohur

Mbreti Charles III la mënjanë protokollin e rreptë gjatë një pritjeje që nderonte figurat e biznesit përpara Samitit të Cop27. Mbreti Charles III puthi stilisten Stella McCartney pak para se të takohej me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

“Madhëria juaj, nuk di çfarë të bëj tjetër”, tha stilistja dhe më pas monarku britanik i kapi supet, ndërsa ajo bëri të njëjtën gjë dhe ata biseduan për disa sekonda.

Ndryshe nga nëna e tij Elizabeth, e cila puthte miqtë e saj të ngushtë ose anëtarët e familjes në ngjarje zyrtare, Charles III bën krejtësisht të kundërtën. Ai madje lejoi një qytetar të prekte faqen e tij kur ishte jashtë Pallatit Buckingham pas vdekjes së Elizabeth.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP