VIDEO/ Momente in*ime në shtrat mes Ilnisës dhe Meritonit, Sara: Bebi yt ka nevojë…
Përpos debateve të shumta dhe malit me ofendime, ”dashuria” po lind në shumë banorë të ”Big Brother Albania Vip 3”. Ilnisa dhe Meritoni janë dy nga banorët që shihen shumë afër njëri-tjetrit, ku nuk kanë ngurruar të ndajnë edhe shtratin e gjumit së bashku.
Ata shkëmbejnë puthje dhe përqafime shpesh herë me njëri-tjetrin, por nuk kanë kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë, të cilët shpesh herë dhe i ngacmojnë.
Sara ia ka vënë në dukje afrimitetin, ku gjatë një bisede me Meritonin dhe Ilnisën të cilët ndodheshin të dy në shtrat, ajo e këshillon Meritonin, t’i qëndrojë afër Ilnisës, që të mos bëhet xheloze dhe se ajo ka gjithmonë nevojë për përqafimin e tij. Ilnisa i është përgjigjur se ky është edhe qëllimi i saj.
Sara: Bebi jot është një xheloze e vogël që ka nevojë për përkëdhelje shumë. Shkrihet fare, mbaron fare, vdes, vetëm ta duash, ta përkëdhelësh.
Ilnisa: Po për atë punë kam lindur.
Sara: Sa lozonjare është!