Video/ Momentet prekëse, kur Sidorela e sëmurë takon të preferuarin e saj Alban Skënderaj

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në ‘News24’ Sidorela rrëfeu një dëshirë personale; ajo ka një idhull. Do donte ta shihte njëherë nga afër kantautorin Alban Skenderaj. Muzika e tij i qetëson dhimbjet e turpit dhe të shpirtit. Sidorela shprehet se këngët e Albanit e frymëzojnë dhe ajo humbet në tingujt e zërit të tij kur e dëgjon.

Albani dhe Sidorela

Albani dhe Sidorela

“Unë e pëlqej shumë muzikën. Këngëtari im i preferuar është Alban Skënderaj dhe kam shumë dëshirë ta takoj njëhëre. Cdo këngë e tij kur e degjoj, më duket se më lexon shpirtin. E nis ditën me këngët e tij. Kur nuk më zë gjumi dëgjoj këngët e tij. Kur jam me dhimbje dëgjoj këngët e tij. Është një këngëtar, që lum ne që e kemi. Mjafton t’i dëgjoja njëherë zërin, se e kam dëgjuar gjithmonë duke kënduar. Të më merrte Albani mua në telefon? Thjesht do bllokohesha. Nuk do më besohej se do ishte ai. Do doja të ishte dikush pranë meje të më pickonte, të më thoshte, shiko se është vërtet Albani.
Unë kur dëgjoj këngët e tij, humbas. Flasin njerëzit përreth, por une jam duke kënduar këngët e tij. Është emocion që kush ka një idhull më kupton. Ai të frymëzon, jep mesazhe shumë në tekstet e tij që shkruan, në muzikën që bën. Është më i miri, është i paarritshëm. E kam shumë qejf”, tregon Sidorela.

Duke ditur se dy motrat janë të lidhura me teknologjine pasi është dritarja e vetme me botë, këngëtari Sidrit Bejleri u dhuroi Ipad vajzave. Por surpriza nuk përfundoi këtu.

Sidorela

Sidorela

Në momentin kur Sidorela do dëgjontë në Ipad këngët e Albanit dera hapet. Shfaqet Alban Skënderaj. Ajo nuk e sheh, por i dëgjoi zërin dhe e njohu. Sidorela nuk përmban dot emocionet. Një ëndërr u bë realitet. Një përqafim nga idhulli i saj, zëri i cilit i shëron shpirtin. Së bashku me Albanin flasin për muzikën e tij, vecanërisht për tekstet domethënëse. Sidorela ka fituar një mik të ri. Albani i thotë se sa herë ndihet e vetmuar të mos ngurrojë t’i telefonojë. Momenti më i bukur është kur këndojnë të dy këngën e preferuar të Sidorelës “Dhurata”. / Balkanweb

SHKARKO APP