VIDEO/ ”Mora Fjalën” nga Shkurte Fezja, jehon në Kuvendin e Kosovës në nder të UÇK-së

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur këtë të martë një seancë solemne, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Në këtë seancë ka pasur të ftuar special, pasi u janë bashkuar edhe artistët e mirënjohur Shkurte Fezja dhe Ilir Shaqiri.

Dyshja kënduan 2 këngë shumë të njohura që këndohet nga mbarëshqiptaria, për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së. Shaqiri performoi këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi” e ndërsa Shkurte Fezja “Mora Fjalë”.

Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” fillon më 5 mars dhe përfundon më 7 me ndezjen e zjarreve në Prekaz.

SHKARKO APP