VIDEO/ ”Mos hap shumë fronte”, Albi si ”opinonist” këshillon Sarën: Tregohu zonjë

Koreografi Albi Nako është konsideruar si opinionist brenda ”Big Brother Albania Vip 3”. Ai është vëzhgues dhe komentues shumë i mirë i situatave të banorëve, madje nuk ngurron të shprehë mendimin dhe këshillat e tij për to.

Të njejtën gjë ka bërë sot me Sarën, e cila është përfshirë në shumë debate ditët e fundit dhe shkak është bërë raporti i saj me Bardhin, për të cilin thotë se ‘sulmohet’ vazhdimisht nga banorët e tjerë.

Teksa po bisedonin në oborrin e shtëpisë, Albi e këshillon Sarën që të mos hapë shumë fronte dhe të ketë një qendrim më serioz për çdo situatë. Sara nga ana tjetër është shprehur se banorët kanë taktikë të sulmojnë personat me të cilët secili ka krijuar miqësi ose e shikon më të afërt.

SHKARKO APP