VIDEO/ Natë pasioni, Drenusha vë në siklet Drilonin me lëvizje provokuese: Sa i ftohtë

Mbrëmjen e së martës në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”, kishte festë. Banorët u argëtuan me njëri-tjetrin, derisa kërcyen e qenë në humor të mirë. Këngëtarja Drenusha Latifi në një moment e ftoi për kërcim boksierin Drilon Rama. Ajo vazhdoi të vallëzonte e t’i bënte disa lëvizje provokuese saqë e vuri edhe në siklet atë. ”Sa i ftohtë”, i tha ajo në një moment. Driloni nga ana tjetër ia ktheu: ”Jam duke e mbajtur pijen, mos mi çoni duart lart”. I njëjti duket se nuk dëshiron të ketë shumë afrimitet me vajzat, pasi edhe gjithë këtë kohë ka qenë më i distancuar.

"Sa i ftoftë", Drenusha e fton në kërcim të nxehtë Drilonin...

 

 

SHKARKO APP