(Video) Në përvjetorin e 21-të të martesës, David Backham e kujton kështu herën e parë që e pa Victoria-n
David Beckham ka ndarë me të gjithë historinë kur e pa për herë të parë bashkëshorten e tij të ardhshme, Victoria-n. Çifti festoi 21 vite martesë ditën e djeshme.
Ish-futbollisti i njohur ndau një video të ëmbël që përfshinte disa foto nga kujtimet e tyre së bashku, e cila kishte në sfond këngën e “Spice Girls”, “ Say You’ll Be There”.
David, 45 vjeç, e ka parë Victoria-n për herë të parë teksa po dëgjontë këtë këngë dhe nuk mund ta harronte vajzën seksi të veshur me një fustan të zi.
Babai i katër fëmijëve tha që ishte me ish-lojtarin e “Manchester United Gary Nevile” në atë kohë.
Victoria dhe David u martuan në qershor të 1999-ës dhe aktualisht kanë Brooklyn, 21 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 15 vjeç dhe Harper, 8 vjeç.
“Rreth 23 vjet më parë po qëndroja në një dhomë me Gary Neville dhe “Spice Girls” u shfaqën në TV.
Unë u ktheva nga Gary dhe i thash ‘Ohhhh më pëlqen ajo e veshur me të zeza”.
“Kush e mendonte se pas kaq vitesh ne do të festonim 21 vjetorin e martesës dhe do të kishim 4 fëmijët më të bukur dhe më të përsosur. Faleminderit & Gëzuar përvjetorin, të dua @victoriabeckham.”- shkruan David krah videos.
Ndërkohë Victoria, e shoqëroi videon me këngën e Elton John, “Something About the Way You Look Tonight”.
“Gëzuar përvjetorin @davidbeckham. Nuk mund ta besoj se kanë kaluar 21 vite që kur thamë ‘pranoj’.”Katër fëmijë, katër qen, aq shumë të qeshura dhe unë të dua më shumë çdo ditë. Xxxxxx.”- shkruan Victoria.