VIDEO/ Nëna Leta fillon përgatitjet e pajës së Kiarës: Do bëjmë adetet, Luizi një djalë i mrekullueshëm

Mes emocionesh të forta dhe lotësh që mbërtheu edhe publikun gjatë Prime të së shtunës, Kiara u suprizua në mënyrën më të bukur. Atëhere kur nuk e priste ajo mori propozimin për martesë nga dashuria e saj, Luizi. Me një unazë madhështore banori i Big Brother Vip i kërkoi moderatores që të martohej me të, e sigurisht që përgjigjja që mori ishte “Po”.

Kiara ka publikuar në Instastory edhe reagimin epik të gjyshës së saj, Letës e cila ka filluar të bëjë planet e dasmës. Në videon e publikuar nga moderatorja, gjyshe Leta dëgjohet teksa thotë që sapo Luizi të dalë do i vendosin unazën dhe do të bëjnë të gjitha adetet.

“Sa e bukur moj Kiara, të rroni e ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë unaza, unazë shumë shumë e bukur. Tani kemi për t’ ja bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka vënë ty dy unaza ti nuk i ke vënë asnjë. Do përgatitemi tani për dhëndrin që t’ i vëmë unazën dhe kur të dalë Luizi do ta presim do i vëmë unazën. Do i bëjmë ato adetet. Fjala e parë që do i them është se e falënderojmë shumë, që është një djalë i mirë një djalë i sinqertë, një djalë i mrekullueshëm”, dëgjohet të thotë Leta.

SHKARKO APP