VIDEO/ Nesër shpallet finalisti i 4-tër, Qetsori tërhiqet nga gara. U komunikon vendimin banorëve

Nesër do të shpallet finalisti i katër dhe i fundit për edicionin e dytë të ”Big Brother Albania Vip 2”. Qetsori sot është tërhequr nga gara, dhe ”lufta” do të jetë mes Kristit dhe Nitës. Ai u ka komunikuar banorëve vendimin e tij për të dalë nga shtëpia e Big Brother.

Qetsori u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve që të mos votojnë më për të. Por më pas, një zarf i bardhë u fut në shtëpi nëpërmjet së cilit banorëve i’u komunikua misioni i tre finalistëve.

Me kushtin që çmimi i madh të shkonte 80.000 mijë euro, ata duhet të bindin një nga banorët në televotim për finalen, të hiqte dorë nga gara. Me kërkesën e Qetsorit për t’u tërhequr, misioni u konsiderua i kryer me sukses. Gjithësesi, Qetsori pasi mësoi që ky ishte një mision nga Efi, Dea dhe Luizi tha se nesër do të dalë vetë dhe do të lërë Nitën dhe Kristin në përballjen për një vend në finale.

SHKARKO APP