VIDEO/ Nga magjitë në familje tek dramat e rrugës, BBVK publikon rrëfimin e fortë nga Gjesti
”Big Brother Kosova Vip 3” pas shumë dilemash ka publikuar këtë pasdite në Youtube rrëfimin e ish-banorit të tyre, Gjesti që sot është banor në ”Big Brother Albania Vip 4”. Një rrëfim i fortë, real dhe me mesazhe për jetën janë në këtë rrëfim të Gjestit, i cili është kthyer në një fenomen. Ai ka treguar sfidat nëpër të cilat ka kaluar për të arritur aty ku është sot.
“Vendosa të largohem nga katuni tim, nuk ju kam folur prindërve për dy vjet. Ika në Prishtinë, e kam shitur një telefon, për të arritur atë që dua. Babai nuk kishte mundësi të më ndihmojë, unë vendosa vet, kam kaluar shumë gjëra, kam fjetur rrugëve s’kam pasë as të ngrënë, ka qenë shumë e vështirë.
Gjatë kohës sa kam qenë në Prishtinë, për të arritur suksesin tim, e kam takuar një vajzë, kam qenë në lidhje 5 vjet, nuk kemi pasë rrymë, i kam bërë shumë gjëra të këqija asaj, nuk kam mundur ta kontrollojë veten, aq shumë e kam dashur, dhe më ka dashur, kam qenë në depresion të thellë, nuk kam pasur zgjidhje.
Një euro dy euro sa i kishim femra merrte nga familja e saj dhe me ipte mua. E kam lënduar shumë e kam tradhtuar. Nëse kisha rilindur njëherë, kisha dashur me ia ditur vlerën njeriut që e kam dashur me gjithë shpirt dhe nuk e kisha bërë asnjëherë”, tha Gjesti.