VIDEO/ ”Nuk flini më afër njëri-tjetrit”, debati i ashpër mes banorëve. Keisi e prekur nga Olta
Ky Prime sonte nisi me një klip ku në qendër të vëmendjes është raporti Keisi-Kristi dhe prania e Sabianit. Keisi është prekur nga Olta, pasi kjo e fundit tha se çifti nuk po fle më bashkë, që kur në shtëpi erdhi babai i Keisit, këngëtari Sabiani.
Keisi: Të kërkoj shumë ndjesë, nuk e kisha dëgjuar mirë. Por, Olta futet ndonjëherë kot, e ka natyrën e saj.
Olta: Keisin e çmoj shumë, është vajzë shumë e edukuar. Debatet vijnë dhe si pasojë e tensionit që është krijuar në shtëpi, pasi jemi në ditën e 80. Faljen e Keisit e pranoj me shumë dashamirësi.
Kristi: Luizi e flloi “ngacmimin” e më pas erdhi Olta. Ajo nuk duhet ta fillonte debatin me komentin “Ju flini bashkë”. Unë vë në pikëpyetje mënyrën se si ti e the. Ti bëre një mimikë shumë të shëmtuar.
Olta: Sot paske vendosur që të replikosh me mua, sepse nuk ke asnjë arsye. Mos tento të krijosh një debat kot me mua. Jam prind vetë dhe e kuptoj si situatë.
Kristi: Ti bëre një gjysmë qeshje. Nuk po bëj shaka. Pse e bëre atë mimikën?
Luizi: Unë i thash Kristit në sy të Sabianit, që ai atë e do jashtë shtëpisë. Ishte dhe Sabiani i pranishëm dhe thjesht kemi folur e qeshur, pa ngacmime tendencioze. Unë fola me humor. Pastaj futen këta të tjerët, duke hedhur “kunja”.
Qetsori: Ti tani po e trajton ndryshe bisedën.
Luizi: O gjigand, po flas me Arbanën.
View this post on Instagram