VIDEO/ Pamje të Chester Bennington pak orë para vdekjes së tij
Gruaja e Chester Bennington ka ndarë një video të këngëtarit të ndjerë para se të vdiste, për t’ju treguar njerëzve se si duket depresioni.
Frontmeni i LinkinPark është parë duke qeshur dhe duke u argëtuar me familjen e tij, derisa ata eksperimentojnë me fasule të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
“Kështu duket depresioni tek ne në vetëm 36 orë para vdekjes së tij. Ai na deshi aq shumë dhe e donim”, shkroi Talinda Bennington në Twitter.
Brenda 36 orësh, Bennington, baba i gjashtë fëmijëve, vrau veten.
41-vjeçari vdiq më 20 korrik.
This is what depression looked like to us just 36 hrs b4 his death. He loved us SO much & we loved him. #fuckdepression #MakeChesterProudpic.twitter.com/VW44eOER4k
— Talinda Bennington (@TalindaB) September 16, 2017