VIDEO/ Penelope Cruz në rolin e Donatella Versace

Producenti Ryan Murphy dhe ekipi i tij në “ American Crime Story”, do të sjellë në ekran vrasjen tronditëse të stilistit legjendar të modës, Gianni Versace, një vrasje që u krye në vitin 1997.

Edgar Ramirez “Gianni”, Darren Criss “Andrew” dhe Penélope Cruz “Donatela” mbajnë rolet kryesore në këtë film, ndërsa Max Greenfield dhe Ricky Martin do të shfaqen në rolet mbështetëse. “American Crime Story”: Vrasja e Gianni Versace, do të shfaqet në 2018, përpara projektit të rradhës “Katrina”.

Ky produksion po xhirohet në Miami Beach, duke përfshirë edhe rezidencën ku Gianni Versace u vra nga Andrew Cunanan.

Ky film është ende në hapat e tij të para përsa i përket xhirimeve dhe mesa duket nga prapaskenave do të sjell për publikun jo vetën stilin e jetesës ekstravagante të familjes Versace, por edhe peripecitë e tyre në fushën e industrisë së modës.

Andrew Cunanan, vrau katër persona atë ditë dhe më pas u nis për në rezidencën e Gianni Versace në Miami, pa kur farë plani, një tragjedi që sduhet të ndodhte por që e tillë ishte shkruar.

Edgar Ramirez do jetë aktori që do të luaj rolin e Gianni Versace në “American Crime Story”: Vrasja e Gianni Versace, ndërsa Penelop Cruz në rolin e Donatela Versace.

Darren Criss pritet të mbaj një tjetër rol të rëndësishëm në këtë film, atij të vrasësit të Gianni Versace, Andreë Cunanan.
Ky film pritet të ketë një shikueshmëri të lartë, jo vetëm sepse Versace mbetet firma më e mirë sot për sot në tregun e industris së modës, por edhe sepse vrasja e tij  erdhi krejt papritur tek njerëzit dhe industris së modës.

Disa nga xhirimet e këtij filmi,  të bëjnë të kuptosh se çfarë historie rrenqethëse i pret shikuesit së shpejti. Jeta ekstravagante, festat e shumta, jeta personale e dy njerëzve më me zë të modës, si dhe shumë peripeci të tjera, do të bëhen publike në vitin 2018, vit që ky film pritet të dal në ekran. /Syri.net Mariela Shkurta

©

SHKARKO APP